Shkencëtarë nga jugu i Brazilit kanë konfirmuar infektimin e dy pacientëve që janë prekur nga dy variante të ndryshme të CoVid-19 në të njëjtën kohë. Sipas tyre ky është rasti i parë në botë që e konfirmon një rast të tillë shumë shqetësues.
Të dy pacientët janë rreth të tridhjetave dhe janë infektuar në fund të nëntorit me variantrin P.2 që u identifikua në Rio de Janeiro dhe u testuan pozitiv edhe me një mutacion tjetër.
Të dy pacientët manifestuan simptoma të gradës së mesme; kollë, dhimbje koke dhe fyti dhe asnjë nuk pati nevojë për hospitalizim.
Infektimi në të njëjtën kohë me dy variante krijon dyshimin se virusi po krijone shtigje të reja evolutive që dëshmon kështu se ai do të jetë mes njerëzve përgjithnjë.