Sulmohet oficeri i krimeve në Shkodër, i digjet makina

AKTUALITET


Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të enjtes, për shkaqe ende të panjohura. Makina e djegur i përket oficerit të krimeve në policinë e Shkodrës, Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mahalla e Çakejve”, rreth orës 4 të mëngjesit teksa mjeti ka qenë i parkuar. Makina është përfshirë nga flakët në pjesën e prapme të saj, ndërsa nuk raportohen të lënduar. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.


Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve dhe shkaqeve të sulmit që i është bërë oficerit të krimeve në Shkodër.




Skip to toolbar