“Shkodra will be great again”/ Rama: Konkurs ndërkombëtar për të rilindur “Hotel Rozafën”

AKTUALITET


“Shkodra will be great again”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama i cili në përfundim të takimit me kryetarët e bashkive në Shkodër, ndau edhe disa nga investime të rëndësishme që sipas tij do t’i sjellin Shkodrës një tjetër panoramë dhe se do ta kthejnë në një destinacion të rëndësishëm.

“Gjithçka ka lidhje me rivlerësimet e destinacioneve dhe po ashtu të ardhurat dhe mundësitë që i krijojnë shtetit që edhe t’i mirëmbajë ato parqe apo ato zona që janë në kufijtë e atyre pikave që mund të bëhen zhvillime të caktuara. Frika e atyre që janë të dhënë pas natyrës janë pozitive sepse të mban në alert. Por duke qenë vetë në krye të një qeverie që ka bërë më shumë se të gjitha bashkë për mbrojtjen e natyrës, nuk jam unë njeriu që mund t’i drejtohet dyshimi”, tha Rama. Punimet në Shirokë-Zogaj

Rama: Varet nga shumë komponentë që në raste të caktuara nuk i ke në dorë. Në rastin konkret nuk e di kur do të fillojmë, por di që Shkodra, “Shkodra will be great again”.

Unë dua t’ju them që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, për të rilindur komplet Hotel Rozafën. Aty do të bëjmë një zhvillim që do të krijojmë një ikonë të re, dhe një pikë referimi për Shkodër e të nesërmes dhe do ta bëjmë me konkurs ndërkombëtar. Pra duhet vetëm durim dhe të tjerat do t’i bëjmë që të gjitha siç i kemi thënë. /abcnews.al/



Skip to toolbar