Një magazinë me materiale ndërtimi u përfshi nga flakët mesditën e së shtunës në zonën industriale të Kukësit.
Dy zjarrfikëse për disa orë kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Në magazinë ndodheshin materiale të ndryshme si goma makinash apo bojëra e kimikate që nxisin zjarrin të përparojë akoma më shumë.
Aktualisht situata është vënë nën kontroll nga forca zjarrfikëse, por nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në magazinë.