Real, fiton por rrin në krizë. Hazard debuton pa gjurmë

SPORT


Real Madrid ka mundur 3-2 në “Bernabeu” Levanten, duke u ngjitur në vendin e dytë të La Liga me 8 pikë, një më pak se Atletico Madrid. Skuadra e Zinedine Zidane e nisi mirë takimin, duke shënuar golin e parë me Benzema në minutën e 25-të. Një pasim i bukur nga krahët i Carvajal gjen francezin në qendër të zonës, që fluturon mbi mbrojtësin kundërshtar, dhe dërgon topin në rrjetë me kokë. 

Në minutën e 31-të, Benzema dyfishon për Real Madrid duke shënuar përsëri nga brenda zonës, pas një pasi nga Rodriguez. Pesë minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, madrilenët shënojnë dhe golin e tretë, që do të rezultonte deçiziv për takimin. Casemiro gjen rrjetën pas një asisti të Vincius, dhe çon shifrat në 3-0 në pjesën e parë. Megjithatë, me rinisjen e lojës, Levante ‘zgjohet’ dhe ngushton shifrat në të 49`. Ishte Mayoral që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes vendase, duke shënuar për miqtë.


Më pas, në të 75`, Melero gjen rrjetën përsëri për Levanten duke shënuar pas një goditje këndi. Megjithatë, shifrat përfundimtare mbetën 3-2, me Real Madrid që jep shenja pozitive pas rikthimit nga pushimi i kampionatit për shkak të kombëtareve. Ndërkohë, këtë të shtunë në “Santiago Bernabeu” debutoi dhe blerja e verës, sulmuesi belg, Eden Hazard. Ai ishte i dëmtuar prej kohësh ndaj nuk ishte aktivizuar deri më tani.




Skip to toolbar