Shoferi i moshuar grek përplas për vdekje 21-vjeçaren

Më të fundit


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku një vajzë 21 vjeçe ka mbetur e vdekur nga përplasja e një automjeti, i cili dyshohet se ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Policia e Korçës tha se vajza e re me iniciale S. Xh., banuese në Leminot ka qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin. Ndërsa shoferi që drejtonte automjetin tip ‘Toyota’ që përplasi për vdekje të renë, është një 73-vjeçar nga Greqia. 21-vjeçarja po kalonte rrugën pranë fshatit Vloçisht dhe dyshohet se automjeti që e përplasi të ketë qenë me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia menjëherë pas aksidentit.



Skip to toolbar