Ambasada Amerikane ju këshillon: Mos bini viktimë e mashtrimeve

AKTUALITET


Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada Amerikane këshillon shqiptarët të mos bien viktimë të mashtrimeve për të marrë një vizë amerikane. Ajo shkruan adresat e vetme zyrtare ku mund të aplikojnë por edhe tarifën që është fikse dhe që kushton vetëm 160 dollarë. Në rast se ju thonë të kundërtën, paralajmëron ambasada, janë duke ju mashtruar.

“Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë. Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.


🇦🇱️ | Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 20. Juni 2019



Skip to toolbar