Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor që lidh Kamzën me Rinasit, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 16-vjeçar.
Policia njofton se 25 vjeçari A.H. banues në Kamëz ka përplasur përplasur për vdekje 16 vjeçarin O.Ç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
16 vjeçari që humbi jetën në aksident ishte banues në Domje të Tiranës.
Policia e Shtetit ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.