Shoferi me “Benz” përplas për vdekje 16-vjeçarin në Kamëz

AKTUALITET


Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor që lidh Kamzën me Rinasit, ku një makinë tip “Benz” ka përplasur për vdekje një 16-vjeçar.

Policia njofton se 25 vjeçari A.H. banues në Kamëz ka përplasur përplasur për vdekje 16 vjeçarin O.Ç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.


16 vjeçari që humbi jetën në aksident ishte banues në Domje të Tiranës.

Policia e Shtetit ka arrestuar menjëherë drejtuesin e mjetit  dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




Skip to toolbar