Shpërblim për pensionistët? Kreu i qeverisë: Nuk do frenohemi

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama deklaron se do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbi shpërblimet e fundvitit për pensionistët, duke dhënë shpresë se nuk e harrojë këtë kategori, megjithëse nuk pritet ndonjë vlerë e lartë monetare. Në komunikimin për mediat pas mbledhjes së fundvitit me kabinetin, kryeministri tha se ngjarjet e fundit të ndodhura pas tërmetit e ka bërë qeverinë më të kujdesshme, por jo të frenuar.

“Ideja ka qenë dhe mbetet që ne të mos cenojmë prioritetet dhe sigurisht që pensionistët nuk janë kurrë një kategori që ne mund ta harrojmë, apo neglizhojmë. Por, nga ana tjetër, jemi të kujdesshëm, sepse duam të jemi të sigurt 100% që do ta përballojmë qoftë edhe vetë rindërtimin, dhe për këtë na duhet të presim edhe rezultatet e Konferencës së Donatorëve dhe të gjithë këtij procesi angazhimi të miqve e partnerëve për fondet, në mënyrë që të kemi një qartësi mbi sa do jetë barra e përgjithshme dhe sa do jetë barra jonë në barrën e përgjithshme. Kështu që, për këtë gjë do komunikojmë në vijim, por sigurisht që është një pyetje me vend dhe është një shqetësim që unë e kam shumë të qartë dhe shumë të fortë”, tha kryeministri.



Skip to toolbar