220 gjyqtarë dhe prokurorë në sitën e Vettingut, 83 digjen

AKTUALITET


Përgjatë vitit 2019 janë hetuar dhe kanë kaluar në sitën e vettingut 220 prokurorë e gjyqtarë, 83 prej të cilëve janë shkarkuar nga detyra dhe kanë dalë jashtë sistemit të drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka mbyllur punën për këtë vit, ndërsa do të nisin në janar një tjetër vit të ngjeshur me hetime dhe vlerësime të personazheve të drejtësisë.

Për këtë vit Vettingu ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar plotë 94 prokurorë e gjyqtarë.


37 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen ose kanë dalë në pension. Nga monitorimet, numri më i madh i shkarkimeve nga detyra vjen për shkak se gjyqtarët e prokurorët kanë probleme me më shumë se një kriter.

Por fakti se gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë mundur të justifikojnë dot pasurinë, duket se ka qenë kryesori që ata të shkarkohen nga detyra. Kriteri i pasurisë është ai që ka djegur më shumë magjistratë pasi 22 nuk e kanë kaluar vettingun pasi nuk justifikonin pasurinë dhe vetëm një magjistrat është penalizuar sepse ka pasur probleme me pastërtinë e figurës.

Shkalla e dytë e vettingut, Kolegji i Posaçëm i apelimit ka shqyrtuar gjithsej 31 dosje. Nga këto në 18 raste, KPA ka lënë në fuqi vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në 9 raste është ndryshuar vendimi i shkallës së parë të vettingut, është pushuar shqyrtimi në 3 raste, dhe në një rast është prishur vendimi.




Skip to toolbar