Shpërthim i fortë në Turqi, dhjetë të plagosur

BOTA


Një shpërthim i fortë ka ndodhur në Turqi. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e portit Derince, në provincën e Kocaelit, një qytet në juglindje të Stambollit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, personeli mjekësor dhe policia. Të paktën dhjetë persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërthimi shkaktoi një re të trashë tymi dhe pluhuri.

“Ne besojmë se shpërthimi ndodhi si rezultat i ngjeshjes së pluhurit gjatë transferimit të grurit nga anijet në kapanonet e TMO,” deklaroi guvernatori.



Skip to toolbar