Shpërthim në një lokal në Peshkopi, plagosen dy kalimtarë

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një lokal në Dibër, duke plagosur dy kalimtarë. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur para mesnatës së të dielës, pikërisht në orën 23:10.

Lokali ku ka ndodhur shpërthimi është në pronësi të shtetasit L.D. Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet. Sipas policisë, dy kalimtarët kanë marrë lëndime të lehta, por ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare mbi këtë ngjarje.

Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme të shumë materiale, por policia deklaron se nuk dihet nga se ka ardhur. Policia njofton se grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.



Skip to toolbar