Lejuan evazionin, hetim 30 punonjësve. Pranga 5 zyrtarëve në Shkodër dhe Fier

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka dërguar për ndjekje penale të paktën 30 punonjës nga bashki të ndryshme dhe zyra rajonale të punësimit në rrethe për shkak të lejimit nga ana e tyre të evazionit fiskal. Nga 30 personat e dërguar për ndjekje penale, pesë janë arrestuar në Bashkinë e Fierit, ku mes tyre është Administratori i një njësia administrative. Të dhënat janë bërë publike nga kreu i hetimit të krimeve ekonomike në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi, i cili deklaroi se gjatë operacionit të ndërmarrë në të gjithë vendin pas urdhrit të kryeministrit, janë gjobitur 89 subjekte, ndërsa në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktivitetit të bizneseve të paligjshëm.

Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit.


Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 89 subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre janë proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj, të cilat ndiqen në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.

Po ashtu janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët, 23 nëpunës të bashkive, 3 nëpunës të sistemit fiskal, 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit. “Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht Kryetari i një Njësie Administrative, Bashkia Fier dhe 4 punonjës të Tatim-Taksave në Bashkinë Shkodër”, deklaroi Minxhozi.

Masat, sipas Drejtorive Vendore të Policisë:

• Në DVP Tiranë, janë kontrolluar 46 subjekte, janë vendosur 11 gjoba dhe 9 përfaqësues të subjekteve janë proceduar penalisht;

• Në DVP Durrës janë kontrolluar 61 subjekte, janë vendosur 13 gjoba, u është bllokuar aktiviteti 4 subjekteve, si dhe janë proceduar penalisht 8 përfaqësues të subjekteve;

• Në DVP Berat janë kontrolluar 15 subjekte dhe janë proceduar penalisht 2 përfaqësues të subjekteve;

• Në DVP Fier janë kontrolluar 177 subjekte, janë vendosur 19 gjoba, i është bllokuar aktiviteti 1 subjekti  dhe janë proceduar penalisht 3 përfaqësues të subjekteve;

• Në DVP Vlorë janë kontrolluar 258 subjekte, janë vendosur 17 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 4 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 22 përfaqësues të subjekteve;

• Në DVP Gjirokastër janë kontrolluar 5 subjekte, të cilat janë gjetur në ligjshmëri;

• Në DVP Korçë janë kontrolluar 30 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 3 subjekte dhe 7 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;

• Në DVP Elbasan janë kontrolluar 25 subjekte, 17 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;

• Në DVP Kukës janë kontrolluar 17 subjekte, 1 përfaqësues subjekti është proceduar penalisht;

• Në DVP Dibër janë kontrolluar 23 subjekte dhe është vendosur 1 gjobë, është  bllokuar aktiviteti  në 1 subjekt dhe 3 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;

• Në DVP Shkodër janë kontrolluar 12 subjekte dhe të gjithë përfaqësuesit janë proceduar penalisht;

• Në DVP Lezhë janë kontrolluar 132 subjekte dhe janë vendosur 16 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 2 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 5 përfaqësues të subjekteve.




Skip to toolbar