Shpërthim në një qendër votimi në Burrel, digjen materialet zgjedhore

AKTUALITET


Një shpërthim me lëndë djegëse ka ndodhur në orët e para të së dielës në shkollën 9-vjeçare në Bushkash, në Njësinë administrative Ulëz.

Nga shpërthimi nuk raportohet të ketë persona të lënduar, por KQZ pranon se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi janë djegur, pasi ndodheshin në pjesën ku ka rënë zjarri.

Gjithsesi, KQZ theksoi se kjo nuk përbën problem për ecurinë e procesit, pasi po merren të gjitha masat për zëvendësimin e materialeve zgjedhore në këtë qendër votimi.



Skip to toolbar