Një shpërthim dëmtoi një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.
Një zëdhënëse e policisë tha se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.
Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.
Agjencia e lajmeve DPA citoi Radio Këlnin të ketë raportuar se një person është plagosur lehtë.
Gazeta Bild citoi gjithashtu pronarin e ndërtesës të ketë thënë se “dikush ka shpërthyer një mjet shpërthyes”, por kjo nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Policia u kërkoi qytetarëve që ta shmangin zonën përreth vendit të shpërthimit.