Tritol memorialit të nacionalistit grek

AKTUALITET


Mëngjesin e së martës është hedhur në erë memoriali i Thimio Lolit në Kranë të Bashkisë së Finiqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit, ndërkohë që ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes.

Nga shpërthimi me tritol është dëmtuar një pjesë e memorialit.

Kjo është hera e dytë që sulmohet memoriali i Thimio Lolit.

Memoriali i tij është mbështetur nga shoqata Omonia e cila ka reaguar ashpër ndaj sulmeve duke thënë se janë provokime të rënda anti helene. Thimio Loli ndërkohë njihet si pjesëmarrës në masakrat e shqiptarëve në 1914. Ai njihet si ithtar i flaktë i “Vorio Epirit” dhe ka udhëhequr sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun, ndërkohë që ka marrë pjesë në masakrat dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.



Skip to toolbar