Shqipëri-BE, Hasani jep lajmin: Konferenca e dytë ndërqeveritare, javët e ardhshme

Më të fundit


“Po punojmë që konferencën e dytë ndërqeveritare ne ta zhvillojmë në javët e ardhshme. Kam parasysh fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit”.

Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në një konferencë për shtyp.

“Jemi gati. Kemi qenë gati prej një viti. Grup-kapitulli i parë ka përfunduar dhe thjesht pret këtë mekanizëm për t’u cilësuar i hapur.

Jemi gati edhe për dy grup-kapituj të tjerë dhe po punohet intensivisht që pengesat politike të mos ndërhyjnë në agjendën teknike. Jam optimist që kjo vjeshtë më së fundi do të çojë shumë gjëra përpara”, tha Hasani.

“Do të jemi të përgatitur që të ecim shumë shpejt në rrugëtimin që kemi me veten, me fokus BE-në”, shtoi ministri Hasani.



Skip to toolbar