Nis mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Pas pritjes solemne nga kryeministri Rama, të homologut Hoti të dy delegacionet qeveritare janë akomoduar në Pallatin e Kongreseve.
Motja e kësaj mbledhje siç shkruhet edhe në tryezën me dy ngjyrat e flamujve të dy shteteve është: ‘Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij’
Janë tri marrëveshje të rëndësishme dhe 14 nëtotal që priten të nënshkruhen. E para është dogana në Durrës (për Kosovën), linja hekurudhore dhe hidrocentrali për Kosovën që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë.
Të dyja vendet kanë nënshkruar disa marrëveshje ndër vite me njëra tjetrën, por qe janë karakterizuar me moszbatim.
Kjo është lista e marrëveshjeve, memorandumeve, protokolleve dhe dokumenteve tjera të miratuara nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme:
Protokoll shtesë i Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë, në përballje me COVID-19;
Kalendari i përbashkët kulturor vjetor mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë;
Marrëveshje për bashkëprodhim të filmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë;
Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë;
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës Së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Raste të Fatkeqësive Natyrore dhe Fatkeqësive të Tjera;
Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë për Mobilitetin në Punë;
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Para universitar;
Protokoll për Ndryshim dhe Shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë;
Memorandum Bashkëpunimi për Krijimin e Korridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë;
Protokoll Ndryshues i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal;
Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e Grupit të Punës për krijimin e Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës ;
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë mbi Bashkëpunimin në fushën e Transportit Hekurudhor;
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë;
Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të Ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
AXHENDA
11:00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve. (Pallati i Kongreseve, Tiranë)
11:15 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpritet nga kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama. (Bulevardi Dëshmorët e Kombit)
11:30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
12:45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13:00 – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konference të përbashkët për medie. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13:30 – Foto e përbashkët ndërmjet dy qeverive. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve).