Zjarri që dogji Tiranën/ Inxhinieri sjell në ‘Real Story’ materiale të fasadës: Termoizolimi është ‘lesh guri’

AKTUALITET


Një ditë pas zjarrit masiv tek ‘Farmacia 10’ ajo që mbeti pas, janë 30 apartamente të shkrumbuara, gërmadha dhe shkatërrime.

Inxhinieri Arben Meçe tha për Real Story se termoizolimi është ‘lesh guri’ dhe se nuk ka pasur fare polisterol. Meçe shtoi më tej se flakët kanë nisur në një pozicion në qoshe të objektit, ku më pas u përhapën.

“ Ky është termoizolimi, është lesh guri. Nuk kishte fare polisterol. Bëra fotografi të detajit arkitektonik dhe është brenda standardit. Është djegur pjesa plastike e duraluminit. Deri tani si nuk pati një njeri të tregonte të vërtetën. Kjo është veshja e ndërtesës.

Midis leshit të xhamit dhe këtij vendoset një shtresë mbrojtëse dhe pas saj vendoset alukobond i plastifikuar. Flakët kanë nisur në një pozicion të tillë, në qoshe të një objekti; në atë qoshe nuk identifikoj asgjë tjetër. Dinamika e djegies ishte e ndryshme nga sipër dhe ai vend. Fasada jugore ka qenë pa dritare dhe ishte masive, ajo ka marrë e para flakë dhe është shpërndarë.”



Skip to toolbar