Targat e reja të makinave që do të përdoren në Shqipëri, do të jenë më të sigurtat në rajon. Kështu deklaron Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Me anë të një deklarate për mediat, Drejtoria e Transprotit Rrugor prezantoi targat e reja. Targat e reja janë të “pafalsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE): Të standardit europian me alumin AW1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin;
Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik (ishte vetëm me një pullë universale); Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse (Çdo mjet që pajiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme”, thuhet në deklaratë.
Të dhënat e targës janë në sistemin iformatik të DPSHTRR, që regjistron për secilin mjet edhe barkodet përkatëse të targave të tij. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndërron targat. Barkodi lexohet me “barcode reader” dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit).
Ky opsion respekton privatësinë dhe garanton çdo verifikim në terren. “Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit e DPSHTRR, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit! Targa e modelit të ri aplikohet për çdo regjistrim të ri mjeti ose kur ka ndrrim targash ekzistuese nga dëmtime apo humbja”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.