“U shpërbë ‘kupola’ shqiptare e kokainës”, Prokurori i antimafias italiane jep detaje për “Los Biancos”

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, informoi mbi operacionin “Los Biancos” ndërmarrë një ditë më parë në disa shtete, ” ku u godit karteli më i madh shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Ndërsa e konsisderoi si shumë të rëndësishëm këtë operacion, De Raho u shpreh se ai provoi provuar rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës, duke theksuar se sa i fortë është kapaciteti i organizatave kriminale shqiptare, të cilat kanë krijuar marrëdhënie të qëndrueshme me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut ”.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori kombëtar i antimafia, Federico Cafiero De Raho.

“Organizatat kriminale shqiptare, veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar ikjen dhe ardhjen e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antëerp dhe Roterdam. Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u arrrit të zbulohet në pesë vite hetim”,- theksoi ai.

Shqipëria bëhet me targat më të sigurta në rajon

Targat e reja të makinave që do të përdoren në Shqipëri, do të jenë më të sigurtat në rajon. Kështu deklaron Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Me anë të një deklarate për mediat, Drejtoria e Transprotit Rrugor prezantoi targat e reja. Targat e reja janë të “pafalsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE): Të standardit europian me alumin AW1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin;

Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik (ishte vetëm me një pullë universale); Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse (Çdo mjet që pajiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme”, thuhet në deklaratë.

Të dhënat e targës janë në sistemin iformatik të DPSHTRR, që regjistron për secilin mjet edhe barkodet përkatëse të targave të tij. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndërron targat. Barkodi lexohet me “barcode reader” dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit).

Ky opsion respekton privatësinë dhe garanton çdo verifikim në terren. “Ky ndryshim cilësor dhe ky investim, si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit e DPSHTRR, mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit! Targa e modelit të ri aplikohet për çdo regjistrim të ri mjeti ose kur ka ndrrim targash ekzistuese nga dëmtime apo humbja”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Arrestohen dy shqiptarë, tregtonin drogë në Katania

Karabinierët në Katania, kanë arrestuar dy shqiptarë. Ata janë Fatjon Sulçaj 32 vjeç dhe Arjon Asanaj 25 vjeç, të cilët janë arrestuar pasi shisnin drogë, një sasi e të cilës u është gjetur në shtëpi.

Mësohet se dy shqiptarët kanë qenë për disa kohë nën vëzhgim nga policia italiane. Por arrestimi tyre është bërë falë ndihmës së dy qenëve me nuhatje speciale për drogat e forta.

Gjatë kontrollit në shtëpi dhe në makinat që ata përdornin, u gjetën dhe sekuestruan 3 gramë kokainë, 7 gramë marijuanë dhe 215 gram ketaminë, një material për paketimin e dozave të drogave dhe 7 mijë euro, të cilat ishin siguruar nga veprimtaria e paligjshme.

Të dy shqiptarët u arrestuan, Fatjon Sulçaj është dërguar në burgun e Caltagirone, ndërsa Arjon Hasanaj është mbajtur në arrest shtëpie.

Aksident i rëndë në Itali, përmbyset makina me 5 shqiptarë, tre në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kufirin me Casaluce në Itali ku një makinë është përmbysur pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin. Si pasojë janë plagosur të pesë personat që kanë qenë brenda tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se brenda makinës ishin pesë punëtorë shqiptarë, tre prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike në spital.

Nuk ka ende nje saktësim per dinamiken e aksidentit, për te cilin nuk përjashtohet edhe një humbje kontrolli nga ana e drejtuesit.

Në vend mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikës, të cilët ndihmuan të nxirrnin të aksidentuarit nga makina.

Nga emigrantë, shqiptarët turistë në Greqi. Shakaja e grekëve bëhet realitet

Në vitet ’90, togfjalëshi “turist shqiptar” në Greqi ishte diçka që thuhej me shaka dhe tallje, pasi në atë kohë shqiptarët emigronin vetëm për punë drejt Greqisë dhe as që mendohej se mund të ishin turistë. Ndërsa  sot realiteti është krejt ndryshe.

Bazuar në shifrat e publikuar nga Instituti i Kërkimeve i Shoqatës së Biznesit Grek të Turizmit mbi 1 milionë shqiptarët kanë vizituar Greqinë për turizëm gjatë vitit 2018 duke lënë pas serbët dhe turqit.

Shuma e parave që shqiptarët shpenzojnë në Greqi për turizëm luan gjithashtu një rol të rëndësishëm.

Në detaje, vizitat shqiptare në Greqi që nga viti 2018 kanë thyer barrierën 1 milion, me 16.2% (1,121,472 vizita). Edhe më e madhe është rritja e vizitorëve nga Shqipëria në 2018 (+ 19%) pasi 986.6 mijë qytetarë shqiptarë vizituan Greqinë kundrejt 828.7 mijë në 2017.

Shkatërrohet rrjeti i drogës Shqipëri-Itali, 18 të arrestuar

18 persona, italianë dhe shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Grupi i strukturuar kriminal vepronte në të gjithë Italinë, ndërsa rrugët e transportit të drogës ishin të lidhura nga Shqipëria përmes gomoneve që zbarkonin drogën në Puglia.

Bëhet fjalë për një trafik të gjerë kokaine dhe marijuane, ndërsa në operacion u përfshinë 150 efektiv policie në qytete të ndryshme të Italisë Qendrore dhe Veriore.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit të koduar “outlet”, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me identitetin dhe sasinë e sekuestruar të drogës.

Kërkuan azil në Francë, kthehen mbrapsht 29 shqiptarë

Policia e Shtetit njofton se janë kthyer në atdhe 46 shqiptarë që kishin kërkuar azil në shtetet e BE-së. Konkretisht janë riatdhesuar 29 shtetas nga Franca, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë që jetonin pa dokumente në BE.

“Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve  një familje me 5 anëtarë.

Gjithashtu janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Pëfunduar  vuajtjen e dënimit  në vendet e BE -së”,  ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor”  dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”, njofton polcia.

Theksohet se autoritetet do të vazhdojnë me operacionet e riatdhesimit edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero.

Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit  do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit   të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit  më të rreptë të kufirit jeshil.

Grabiti 190 mijë euro në Gjermani, në pranga “skifteri” shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në Gjermani.

22-vjeçari akuzohet për vjedhje në shifra të mëdha që kapin vlerën e 190 mijë eurove. Ai akuzohet se ka kryer 6 vjedhje të shumta në Gjermani midis  viteve 2016 dhe 2018, ndërsa dyshohet edhe për dy të tjera të mbetura në tentativë.

Shqiptari pritet të ekstradohet në Gjermani ku do të vuaj edhe dënimin në vjedhje.

Eurostat: Shqiptarët më të paditurit në Europë, heqin dorë nga studimi që 25 vjeç

Më pak se 1% e shqiptarëve vendosin të angazhohen për të thelluar njohuritë e tyre pas shkollës. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 0.9% e shqiptarëve të moshës 25-64 vjeç mësojnë përgjatë gjithë jetës së tyre. Kjo është norma më e ulët në të gjithë Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, ku Shqipëria ka një diferencë të dukshme, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Megjithatë, në lëmin e paditurisë, shqiptarët janë shokë klase me rumunët, ku përqindja e personave që mësojnë gjatë gjithë jetës është po aq.

Të mësuarit gjatë jetës është përvetësimi vullnetar dhe i vetëmotivuar i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional. Prandaj, të mësuarit gjatë jetës nuk rrit vetëm përfshirjen në shoqëri apo qytetarinë aktive, por edhe rrit vetë-qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe shanset për punësim.

Ndër vendet e Bashkimit Europian, mesatarisht 11.1% e popullsisë e moshës 25-64 vjeç ishin të angazhuar në të mësuarit gjatë jetës, sipas statistikave të Eurostat.

Përqindjet më të larta janë shënuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Veriore. Zvicra ka përqindjen më të lartë, me 31.6% të popullsisë 25-64 vjeç, që mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Suedia me 29.2% të kësaj grupmoshe, aktive për të përvetësuar njohuri shtesë gjatë gjithë jetës së tyre. Finlandezët janë të tretët më të dhënë pas të mësuarit, ku rreth 28.5% e grupmoshës 25-64 vjeç mësojnë gjatë gjithë jetës, e ndjekur nga Danimarka me 23.5%, Estonia me 19.7%, Holanda me 19.1%, Franca me 18.6% dhe Austria me 15.1%.

Lindorët mbesin në vend numëro me njohuritë e tyre

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, popullsia e Europës Lindore mbetet në vend numëro me njohuritë. Përqindja e individëve që vazhdojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre edhe pas përfundimit të ciklit shkollor është shumë më e ulët se mesatarja e BE-së. Më të paditurit e Europës pas Shqipërisë, që mban rekordin, janë Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria me përkatësisht 2.4 dhe 2.5% të popullsisë që vijojnë të marrin njohur përgjatë gjithë jetës.

Ndër vendet kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, turqit kanë përqindjen më të lartë të angazhimit në marrjen e njohurive, me 6.2% të popullsisë. Më pas ata ndiqen nga serbët me 4.1%, malazezët me 3.2%./Monitor

Sondazhi, 72 % e shqiptarëve, kundër protestave të dhunshme

Televizion “Report TV”, në bashkëpunimme Institutin Italian GPF Inspiring Research ka zhvilluar një sondazh në Shqipëri, ku ka pyetur qytetarët nëse janë pro protestave të opozitës për të rrëzuar qeverinë.

Sipas rezultateve të këtij sondazhi, rreth 72 % e shqiptarëve mendojnë se sjellja e manifestuesve gjatë protestave të opozitës ka qenë e dhunshme. 60.2 %  mendojnë se sjellja e policisë gjatë protestave ka qenë korrekte. 39.5 % e tyre do të bënin fajtore protestat e opozitës nëse vendit tonë nuk i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rezultatet u prezantuan në emisionin “Repolitix” në Report Tv të gazetarit Denis Minga, ku i ftuar special ishte Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research.

Për të realizuar këtë sondazh janë intervistuar mbi 6 mijë persona.

Në mesin e kësaj krize politike, rreth 40 % (39.6%) e të intervistuarve mendojnë se për zgjidhjen e ngërçit duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

Skip to toolbar