Shqipëria hap grupkapitullin e katërt të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, atë që përfshin Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.
I pranishëm në Qendrën Europiane të Konventave, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të përshpejtojë procesin e integrimit, duke theksuar se vendi nuk matet me grupkapitujt e mbyllur, por me reformat dhe rezultatet e arritura.
“Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër drejt rrugës së saj në BE”, u shpreh Rama, duke nënvizuar se vendi ka ende punë për të bërë, por është i përgatitur për të përmbushur objektivat e integrimit.
“Sot Shqipëria ka hedhur një hap tjetër drejt rrugës së saj në BE. Mbyllja e këtij kapitulli është vazhdimësi e vendit. Kapitulli I 20 bëhet kapitulli I katërt që mbyllen në pak muaj.
Qartësisht të bëni edhe më shumë, kurse Shqipëria kërkon të bëjë dyfishin. Le të punojnë së bashku shqiptarët dhe irlandezët dhe le ta tundin këtë shtëpi.
Shqipëria nuk matet me grupkapitujt e mbyllur, por me reformat dhe punët e arritura. E dimë që kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por jemi gati të përgatitur për t’ia dalë”,tha Rama


