Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë me rezultatin 1:0 ka sjellë jo vetëm entuziazëm të madh mes tifozëve shqiptarë, por edhe reagime nga krerët më të lartë të shtetit.
Kryeministri Edi Rama e përshëndeti suksesin e kuqezinjve përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj fitoreje përtej rezultatit në fushë.
“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, shkroi Rama, duke e shoqëruar reagimin me flamurin kombëtar dhe simbolet kuq e zi
