Shqipëria futet në javën e dytë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.“ABC News” dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë sondazh Angi Ricerche shpjegoi në emisionin Real Story se janë pyetur mbi 6 mijë vetë.
Ndërkohë një tjetër pyetje në këtë sondazh është; Në përgjithësi, Shqipëria në cilin drejtim po ecën?
Si janë përgjigjur shqiptarët;Në drejtimin e duhur 49,7 %
As në drejtimin e duhur as në drejtimin e gabuar – 9,5 %
Në drejtim të gabuar – 40,8 %
Sondazhi do të publikohet çdo të hënë në orën 20:00 në Real Story, në programin e drejtorit editorial të ABC News, Sokol Balla, në komentet e analistëve, ndër më të njohurit në vend.