Në Tiranë është zhvilluar aktivitet në mbështetje të Ukrainës, ndërsa bëhen dy vite nga pushtimi rus.
I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA David Wisner vlerësoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës gjatë viteve të fundit të luftës.
Dy vite nga pushtimi rus i Ukrainës, Divid Wisner tha se Shqipëria ka qenë një partner fenomenal, ndërsa theksoi se SHBA gjithashtu mbetet e angazhuar në mbrojtjen e sovranitetit dhe territorial të Ukrainës.
“Një partner i vërtetë i Ukrainës, Shqipëria ka qenë një partner fenomenal. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Janë bërë hapa të fuqishëm dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah Ukrainës, Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe të ecim përpara”, ka thënë David Wisner.