Shqiptari përplas nënë e bijë në Greqi, aksidenti fatal

AKTUALITET


Janë publikuar pamjet e aksidentit të frikshëm të ndodhur dy ditë më parë në Greqi, ku protagonist ishte një shqiptar.

Makina me të cilën shqiptari lëvizte u përplas me një automjet tjetër që drejtohej nga një efektive policie, ndërsa me vete kishte edhe vajzën 3-vjeçare. Fatkeqësisht, aksidenti rezultoi fatal për nënë e bijë, që humbën jetën.


Mediat greke shkruajnë se aksidenti fatal ka ndodhur 100 metra larg shtëpisë së gruas. Shqiptari ishte në makinë së bashku me një aziatik.

Shqiptari dhe pasagjeri nga Azia janë arrestuar të dy dhe po hetohen në lidhje me ngjarjen.




Skip to toolbar