Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku një 32 vjeçar shqiptar nga Kosova ka tentuar të therë me thikë gruan e tij. Pas një sherri brenda në shtëpi, 32 vjeçari e ka sulmuar me thikë bashkëshorten duke e prerë në fyt. Gruaja e tmerruar ka dalë jashtë banesës dhe ka kërkuar ndihmë.
28 vjeçarja është plagosur rëndë dhe falë ndihmës së banorëve të pallatit ka shpëtuar dhe ka marrë mjekimin në spital.
Sipas mediave vendase, të dy të rinjtë sapo ishin martuar dhe kishin nisur bashkëjetesën së bashku. Aktualisht gruaja gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për tentativë për vrasje.