Familja e nënë Bejazes, 94 vjeçe, në Librazhd, është bërë me shtëpi të re. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se falë iniciativës dhe angazhimit të Taulantit, një dritë e re shprese ka lindur në këtë familje.
“Në fshatin Spathar të Librazhdit, ku falë iniciativës dhe angazhimit të Taulantit, një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar. Këto ditë festash e kanë gjetur 94 vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit”, shkruan Rama.
Të njëjtin postim ka shpërndarë edhe vetë Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, i cili pak ditë më parë i dha çelësat e shtëpisë së re një tjetër familjeje në Librazhd.