Mjeti përplaset me bordurën në Mamurras, vdes shoferi

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Gjorm të Kurbinit. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë anësore, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Policia e Lezhës deklaroi se rreth orës 16:15, në aksin rrugor Laç-Mamurras, në fshatin Zheji, Kurbin mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi F.S.,24 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





Skip to toolbar