Shtëpia e Bardhë: Sulmet brutale ruse në Ukrainë theksojnë nevojën për të dërguar ndihma

BOTA


Shtëpia e Bardhë dënoi këtë të premte sulmet e gjera ruse në Ukrainë gjatë natës, duke u kërkuar republikanëve në Kongres që të heqin bllokun e tyre “të pafalshëm” për ndihmën ushtarake të SHBA për Kievin.

“Ne dënojmë sulmet e dhunshme ruse gjatë natës kundër qyteteve të Ukrainës dhe infrastrukturës civile”, tha në një deklaratë për shtyp Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo është “seria më e madhe e bombardimeve të kryera nga Rusia kundër rrjetit energjetik të Ukrainës që nga fillimi i luftës” në shkurt 2022.

Gjatë natës së së enjtes deri të premten, Rusia lëshoi rreth 90 raketa dhe 60 dronë kamikaze kundër infrastrukturës energjetike të vendit, duke shkatërruar “dhjetëra” objekte dhe duke vrarë të paktën pesë persona, sipas autoriteteve ukrainase.

“Është e nevojshme të furnizohet Ukrainës me sisteme shtesë përgjuese të mbrojtjes ajrore, në mënyrë që t’i lejohet të mbrohen nga këto sulme sa më shpejt që të jetë e mundur. Jetët janë në rrezik dhe çdo vonesë e mëtejshme është e pafalshme”, vuri në dukje gjithashtu Adrian Watson.

“Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve duhet të kalojnë buxhetin shtesë të sigurisë kombëtare tani, në mënyrë që të mund t’i sigurojmë Ukrainës këtë pajisje jetike,” vazhdoi ajo.

Një ndihmë shtesë prej 60 miliardë dollarësh për Kievin është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve prej muajsh nga republikanët, të cilët refuzojnë ta marrin në konsideratë./abcnews.al



Skip to toolbar