Shteti Islamik emëron udhëheqësin e ri

AKTUALITET


Shteti Islamik (IS) konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të saj, Abu Bakr al-Bakdadi dhe emëroi pasardhësin e tij. Lajmi është mësuar nga publikimi i mesazheve të rrjetit Telegram, ku njoftohen anëtarët e ISIS se Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurejshi do të jetë udhëheqësi i ri i Shtetit Islamik. Forcat speciale amerikane gjurmuan Bagdadin në veri-perëndim të Sirisë në fundjavën që shkoi, duke sulmuar kompleksin e tij.

Udhëheqësi i ISIS u fsheh në një tunel dhe vrau veten dhe dy fëmijët e tij duke u vetëhedhur në erë. Al-Bagdadi u shpall udhëheqës i grupit ekstremist në vitin 2014 kur ISIS mori kontrollin e një numri të madh të territoreve të Irakut dhe Sirisë dhe vendosi sundimin mbi popullatën civile.


Në një mesazh audio, Shteti Islamik konfirmoi gjithashtu vdekjen e zëdhënësit Abu al-Hasan al-Muhajir, i cili u vra gjatë një operacioni të SHBA.

Ai shihej si pasardhës i mundshëm i Al-Bagdadit në krye të Shtetit Islamik. Ndërkohë, ISIS zgjodhi dhe zëdhënësin e ri, Abu Hamza al-Kurashi, që i bëri thirrje muslimanëve të betohen për besnikëri ndaj al-Kurejshit, që do të drejtojë tashmë organizatën terroriste.




Skip to toolbar