Shtyhet seanca ndaj Vangjush Dakos, shkak mospërgatitja nga SPAK e akt-ekspertimit financiar

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 18 mars ora 13:00 seancën paraprake ndaj Vangjush Dakos dhe të bashkëpandehurve.

Shkak u bë mospërgatitja nga SPAK e akt-ekspertimit financiar të kërkuar nga gjykata në seancën e 2 shkurtit.

GJKKO i kërkoi SPAK-ut të realizohet akt ekspertimi për shëtitoren, për të cilën pretendohet se iu rrit vlera me dhjetëfish, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.



Skip to toolbar