Shtyrja e zgjedhjeve, aleatët e Bashës: KQZ të ndalojë procesin

Më të fundit


Aleatët e Partisë Demokratike, PDK, LZHK, PR, PDK dhe PBDNJ, kanë përshëndetur përmes një deklarate të përbashkët vendimin e presidentit Ilir Meta për anulim  të dekretit të datës së zgjedhjeve. Ata thonë se ky vendim ka qenë zbatim i kërkesës së tyre. Në deklaratën e përbashkët, ndër të tjera ata shprehen Presidenti i Republikës, me vendimin për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve ka shmangur një konflikt që do e çonte Shqipërinë në drejtime të gabuara. “Si GQD i kemi kërkuar Presidentit të Republikës pikërisht këtë që bëri sot (të shtunën), si rruga e vetme kushtetuese. Ai është autoriteti i vetëm që vlerëson kushtetutshmërinë e vendimin të tij në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke ç’dekretuar dekretin e tij. Presidenti ka garantuar pluralizmin dhe njëkohësisht ka hedhur hapin e parë për një zgjidhje që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Aleatët e Bashës thonë më tej se qëndrimi i Ramës është sa antikushtetues dhe puçist. “Institucionet zgjedhore nuk veprojnë me vendim qeverie, por me dekret Presidenti. Për sa kohe Presidenti ka ç’dekretuar zgjedhjet, KQZ duhet të ndale funksionimin e komisioneve zonale dhe procesit zgjedhor. Çdo veprim tjetër është i paligjshëm dhe antikushtetues. I vetmi institucion që mund të interpretojë vendimin e Presidentit është Gjykata Kushtetuese që nuk ekziston prej dy vitesh, e shkatërruar qëllimisht prej Ramës. Është koha për zgjidhje politike. Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shprehen aleatët.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?


Skip to toolbar