Shuhet arkitekti i Eurozonës/ Jacques Delors u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare

AKTUALITET


Jacques Delors, ish-Presidenti i Komisionit Europian është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Lajmin për mediat e bëri të ditur vajza e tij këtë të mërkurë.

Jacques Delors i cili është konsideruar si “Arkitekt Modern i Eurozonës” pasi ai krijoi një treg të vetëm brenda unionit, duke mundësuar lëvizjen e lire të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda Bashkimit Europian.

Ai nënshkroi marrëveshjen “Shengen”, themeloi Aktin Unik Europian dhe ndihmoi në krijimin e Programit Erasmus.

Nga vitit 1985 deri në vitin 1995, Jacques Delors shërbeu si President i Komisionit Europian dhe hodhi gjithashtu bazat për krijimin e monedhës së përbashkët brenda unionit, Euros.

Jacques Delors i cili kishte lindur në Paris më 20 korrik të vitit 1925 ka mbajtur role të rëndësishme në karrierë përgjatë jetës së tij.

Ai ka punuar në Bankën e Francës, ka dhënë mësim në Universitetin e Parisit dhe më pas vendosi t’i hynte politikës dhe u bë deputet në Parlamentin Europian.

Jacques Delors ka shërbyer edhe si Ministër i Financave në Francë nga vitit 1981 deri në vitin 1984.

Presidenti Francez Emmanuel Macron e ka përshkruar Jacques Delors nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, një burrë shteti i cili luftoi për të drejtat e njeriut dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Europën e ditëve të sotme./abcnews.al



Skip to toolbar