Si ndodhi aksidenti në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë, Prokuroria tregon detaje të reja

KOSOVA


Prokuroria e Kroacisë ka ngritur aktakuzë kundër shoferit të autobusit që u aksidentua më 25 korrik të vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 10 shqiptarë nga Kosova.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferit.


“I akuzuari 52-vjeçar akuzohet se me datë 25.07.2021 rreth orës 6 ka vozitur autobusin Setra me targa të Kosovës në korsinë e djathtë në drejtim të lindjes, gjegjësisht në korsinë jugore të autostradës A3, afër Sibinjit: 15, në kundërshtim me dispozitat e nenit 47 paragrafi 2 i Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor.

Ai akuzohet se, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte përdoruesit e tjerë të rrugës, është kthyer nga pjesa e pasme e autobusit ku ka dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit”, raporton Index.hr, transmeton Express.




Skip to toolbar