Sigurohet fondi për transformimin e Shirokës. Shëtitore dhe plazh

AKTUALITET


Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është siguruar financimi për transformimin e vijës së liqenit të Shkodrës nga Shiroka dhe së shpejti do të nisin punimet. Rama shkruan se financimi është siguruar nga qeveria shqiptare e cila ka përfituar financim nga Banka Europiane për Zhvillim dhe nga Komisioni evropian.

Rama ka publikuar fotot e projektit, i cili parashikon jo vetëm ndërtimin e shëtitores me shumë pemë, gjelbërim, struktura druri dhe ruajtjen e elementëve të traditës por edhe krijimin e hapësirave për plazh.

“Së shpejti… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj. Pēr fazën e dytë dhe më të kushtueshmen e projektit, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian”, shkruan Rama.



Skip to toolbar