Situata nga dëbora në Shkodër/ Policia: Kemi rritur prezencën në akset urbane e rurale, drejtuesit të bëjnë kujdes në lëvizje

AKTUALITET


Policia e Shkodrës njofton se ka rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit të keq me reshje dëbore. Policua thotë se aktualisht nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara në këtë qark.

Ndërkohë, kompanitë kontraktore janë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga dëbora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.

“Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që: Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore🚦 të ndjekin udhëzimet e sherbimeve tona te Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.”, njofton policia./abcnews.al



Skip to toolbar