Mbrëmjen e të enjtes në “Real Story” të gazetarit Sokol Balla u diskutua përsëri për situatën pas tërmetit dhe përdorimin e saj nga politika. Tema e emisonit ishte se kush nga politikanët po përfiton më shumë populizmi duke përdorur situatën e krijuar nga tërmeti. Për politologun Roland Lami, Rama po përfiton nga situata e krijuar.
“Kjo krizë nxori në pa sistemin tonë. Në kohë krize sitemi të gropos dhe më shumë. Sot një masë e madhe njerëzisht janë në nivel mbijetese. Për ta nuk përbën shumë rëndësi se si po menaxhohet fondi për rindërtimin, tenderat për këtë qëllim. Nuk shqetësohet askush për këtë pjesë. Shqetësim është a po më zgjidhet halli që kam, strehimi, komoditeti etj etj. Kur s`ka struktura të konsoliduara, nxitet korrupsioni”.
“Kur strukturat nuk janë të konsoliduara merr rol lideri. Roli populist i lideri shtohet vetvetiu. Merr rolin e artistit, këngtarit, inxhinierit, psikologit, dhe këto i merr duke prekur emocionet dhe karakteret e njerëzve të ndryshme. Rama ka testuar që lojërat me emocionet e njerëzve, ngjit. Protagonizmi i organizimit të fushatës ka efekt pozitiv. Tendeca po i shkon në favor të Ramës”, tha Lami./Realstory.al/