A po përfiton Rama nga populizmi? Lubonja: Kryeministri ynë demagog

POLITIKË


Analisti Fatos Lubonja tha se e keqja nuk vjen nga populizimi por nga demagogjia dhe për të kryeministri Rama është një demagog, pasi populisti është ai që ngrihet kundër elitave qeverisëse dhe Rama është vet në qeveri. I ftuar në “Real Story” në News 24, Lubonja e krahasoi kryeministrin Rama se nusen në dasmë dhe arkivolin në një mort.

 “Populizmi nuk është i keq sepse do të thotë t’i drejtohesh popullit. Populistët i drejtohet popullit, kundër elitave në pushtet. Demagogu është i keq. Rama është elita në pushtet, është në krye të elitave në pushtet. Kemi të bëjmë me një pedagog, një gënjeshtar që rri akoma në pushtet. Ajo që di të bëjë më mirë Edi Rama janë premtimet e vazhdueshme dhe shfaqja e tij e vazhdueshme me premtime. Meqenëse dita ka 24 orë, unë nuk e di se kur punon seriozisht Edi Rama. Shteti ka struktura. Rama bën të gjitha. Nuk ka nevojë që të japë ERTV gjatë gjithë kohës. Rama i shton plus edhe narcizimin e tij, duke bërë rolin e nuses në dasmë dhe arkivolin në mort. Problemi është shumë i thellë, ka shumë probleme”, u shpreh Lubonja.





Skip to toolbar