Sizmiologët italianë: Ballkani mbi rripin e zjarrit. Tërmeti i shtatorit e paralajmëroi goditjen

AKTUALITET


Gazetat italiane i kanë kushtuar hapësirë dhe vëmendje maksimale tërmetit shkatërrues në Shqipëri duke marrë edhe opinionet e sizmologëve italianë. Ata thonë se Ballkani ndodhet në “një rrip zjarri”, ndaj dhe rreziku për tërmete është maksimal.

“La Repubblica” në një shkrim me titull “‘Rripi i zjarrit’ në Mesdhe që e bën Ballkanin të dridhet” duke cituar ekspertët sizmologë italianë, thotë se rreziku nga tërmetet në Ballkan është maksimal, dhe këtë e bën duke iu referuar hartës së rrezikut, shkruan Panorama.

Këtë hartë, dikush e quan rripi i zjarrit të Mesdheut.

Në hartën e rrezikut të tërmeteve në Evropë, fasha që shkon nga Turqia në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi, është me ngjyrë vjolë të ndezur që është baraz me shenjën e rrezikut maksimal. Për këtë, goditja e tërmetit në orët e para të mëngjesit të së martës nuk befason më asnjë ekspert, citon Panorama.

Në 1967, këtu, një tërmet arriti në magnitudën 6.6. Vetëm 12 vjet më vonë, preku magnitudën 6.9. Një tabelë që sizmologët e tregojnë shpesh e krahasojnë një goditje 6.5 me energjinë e çliruar nga bomba atomike e Hiroshimës dhe Durrësi “nga arkitektura i ngjan shumë Italisë së pasluftës” tregon një gjeolog për median italiane, i cili në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës po vlerëson pasojat e tërmetit të rënë dje.

“Grataçiela edhe 20 katëshe ngrihen me shpejtësi pa asnjë planifikim. Goditja e shtatorit kishte provokuar dëme serioze, madje edhe në muzeun Arkeologjik”, shkruan La Repubblika duket iu referuar qytetit të Durrësit. Në 21 shtator, e njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.8 dhe që në atë kohë ai tërmet u përshkrua si më i forti i 20 viteve të fundit.

Mund të ketë një lidhje mes shtatorit dhe atij të djeshmit. Sipas një zyrtari të drejtorisë së Tërmeteve në Itali, të cituar nga Panorama, “ka shumë mundësi që goditja e dy muajve më përpara ishte parapërgatitje për tërmetin e rënë më 26 nëntor”.



Skip to toolbar