“S`ka vend për panik”, sizmologu: Mësohuni me pasgoditjet

AKTUALITET


Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe në 24 orët e fundit. Dy prej tyre kanë qenë të forta, me magnitudë mbi 4. Megjithatë, sizmologët shprehen se nuk ka vend për panik, pasi aktiviteti sizmik është normal pas tërmetit të 26 nëntorit që ishte 6.4 i shkallës Rihter. Në një intervistë për Neës 24, sizomolgu Rrapo Ormeni u shpreh se njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. “Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”, tha ai.

Ashtu si Durrësi dhe zona të tjera të prekura, edhe në Tiranë qytetarët përjetojnë ankth dhe frikë gjatë kohës që ka lëkundje tërmeti. Sizmologu u shpreh se qytetarët e Tiranës nuk janë të rrezikuar, po ashtu ato banesa që nuk kanë pasur asnjë dëmtim nuk rrezikojnë. Nga pasgoditjet sipas tij rrezikojnë ato ndërsa që janë shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pas tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të ketë panik”, tha Ormeni.



Skip to toolbar