Rama e Veliaj në Kashar: Tani duhet të qetësojmë njerëzit

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga krebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektuan nga afër situatën e krijuar në Kashar pas tërmetit. Kryeministri zhvilloi takime me banorët e prekur nga tërmeti, duke dëgjuar shqetësimet e tyre. Ai tha se gjërat duhen bërë me radhë, ndërsa shtoi se si fillim e rëndësishme është që njerëzit të qetësohen.

 “Tani e rëndësishme është të qetësojmë njerëzit. Çadra me standarde do të jenë në dispozicionin tuaj për pak kohe. Të gjitha do të zgjidhen me pak durim. Sot në këtë moment nuk mund të fillojnë riparimet, pasi gjërat do të bëhen me radhë”, tha Rama. Ndërkohë, teksa një banore i shprehte Ramës shqetësimin se nuk ishte pajisur me një letër nga njësia administrative pasi banesa e saj ishte dëmtuar, kryeministri urdhëroi kryetarin e Kasharit që të merrej me rastin në fjalë”, tha Rama.


Nga Kashari ku së bashku me kryeministrin Edi Rama panë nga afër situatën e krijuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, Veliaj informoi se aktualisht po punojnë 15 grupe ekspertësh të cilët po bëjnë inspektimin e specializuar në terren mbi gjendjen e çdo pallati dhe banese private dhe për të përcaktuar nëse kategorinë e dëmtimit dhe nëse janë të banueshme ose jo.

“Sot kemi bërë në Tiranë 15 grupe inxhinierësh se ky ka qenë meraku më i madh. Në 15 njësitë urbane janë çiftuar instituti i ndërtimit me kolegët që keni sjell ju nga jashtë grek, bullgarë, italian, amerikanë që të marrin edhe një opinion të dytë. Kjo është për të krehur të gjithë pallatet e Tiranës, sigurisht do të marri kohën e vet një pallat merr një orë e gjysmë – dy orë që të bëhet verifikimi me themel”, tha Veliaj.




Skip to toolbar