S’kallëzoi krimin, ky është shoku i arrestuar i Habib Rexhës, zbulohet makina dhe arma

AKTUALITET


Policia e Kavajës ka arrestuar Ervis Kurtin, shokun e Habib Rexhës, i cili vrau me një plumb në kokë Arian Gosën.

Kurti u shoqërua në ambientet e Komisariatit mbrëmjen e të martes ku u mor në pyetje nga prokurorët dhe agjentët e krimeve në lidhje me dinamikën e vrasjes së 48-vjeçarit Arian Gosa. Habib Rexha ka qënë i shoqëruar nga miku i tij Ervis Kurti ditën e krimit. Madje vetë ai e ka ndihmuar Rexhën që të largohej drejt Durrësit menjëherë sapo kreu vrasjen.


Në dëshminë e tij autori ka thënë se Kurti nuk kishte dijeni për ekzekutimin që do të kryente, por thjesht e ka shoqëruar pasi e ka shok prej kohësh. Kjo deklaratë nuk i ka bindur efektivët e policisë te cilet pas shoqërimit i kanë vendosur prangat të riut nën akuzën e përkrahjes së vrasesit.

Gjithashtu mesditën e të martes, u vetëdorëzua në policinë e Kavajës Habib Rexha. Arratia e tij zgjati afro 48 orë. Pas negociatave me familjarët dhe me policinë, autori vendosi që të vetëdorëzohej per tu përballur me drejtësinë. Ndërkohë që policia sekuestroi edhe armën dhe makinë e autorit, që ishin fshehur në Durrës.

Pasditen e te dieles, Habib Rexha i vetëm u afrua pranë një lokali ku ishte ulur Arian Gosa me babain e tij.Autori nxorri pistoletën dhe qëlloi me plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë është rasti i dytë mes dy fiseve brenda pak muajve që tronditi Kavajën. Në mars të këtij viti u përfshi në një konlikt Edmond Gosa, vëllai i Arjanit dhe Altin Rexha, vëllai i autorit të krimit. Pas konfliktit me njëri-tjetrin për shkaqe banale, të dy mbetën të vrarë pasi qëlluan ndaj njëri-tjetrit me armë.




Skip to toolbar