“Skandal në Shqipëri”, publikimi i pagave bën jehonë në mediat e huaja

AKTUALITET


Një database ka publikuar pagat dhe të dhënat personale për më shumë se 637 mijë qytetarë shqiptarë.

Ky fakt, ka tronditur jo vetëm opinionin publik shqiptar, por ka bërë jehonë edhe në mediat në Ballkan dhe Evropë. Të shumta janë mediat që i kanë kushtuar artikuj këtij skandali, duke e cilësuar si “tronditje të madhe”.

“Euroactiv” shkruan në artikullin e saj se kjo është hera e dytë që rrjedhin të dhëna personale të qytetarëve në Shqipëri, pas sistemit të patronazhistëve, pak para zgjedhjeve vendore të 25 prillit.

“Nëseurope.fr” po ashtu i ka kushtuar një shkrim publikimit të të dhënave. Skandali është komentuar edhe në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut. Është agjencia e lajmeve Mia, e cila hapet me titullin: “:

“Skandali trondit Shqipërinë!”. Lajmi ka gjetur vend edhe në Serbi. Këtë herë është media “Kurir” e cila shkruan: “Skandal i rëndë në Shqipëri. Publikohen të dhënat personale dhe shumat e pagave të mbi 63 mijë qytetarëve”.

foto galeri



Skip to toolbar