Skynews: Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game

BOTA


Njerëzit në Korenë e Veriut po ekzekutohen sepse kanë parë Squid Game.

Qytetarët gjithashtu përballen me vrasjen për dëgjimin e K-pop, një zhanër muzikor i Koresë së Jugut që përfshin grupe si BTS.Dëshmitë u zbuluan nga Amnesty International pas kryerjes së 25 intervistave të hollësishme me të arratisurit që kanë ikur nga shteti i drejtuar nga regjimi i Kim Jong-un .

Të arratisurit thanë se shikimi i dramave të njohura të Koresë së Jugut si “Squid Game”, “Crash Landing on You” dhe “Descendants of the Sun”, mund të çojë në pasojat më ekstreme, përfshirë vdekjen.

Një i intervistuar tha se kishte dëgjuar nga një i arratisur me lidhje familjare se si njerëz, përfshirë nxënës të shkollës së mesme, ishin ekzekutuar për shkak se kishin parë Squid Game.

Një tjetër ekzekutim u dokumentua më parë nga Radio Free Asia në vitin 2021, shkruan skynews.



Skip to toolbar