“Soleiman duhej eliminuar me kohë”, Trump: Nuk duam të përdorim armët

BOTA


Sulmet e bazave ushtarake amerikane në Irak nga Irani ka bërë që presidenti i SHBA, Donald Trump të dalë në një konferencë për shtyp, ku paralajmëroi Iranin të heqë dorë nga sulmet terroriste, duke i kujtuar se Amerika ka fuqinë ushtarake më të fortë në botë, por nuk dëshiron të përdori armët e saj.

Trump tha se nga sulmet në dy bazat ushtarake amerikane nuk ka pas asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa shtoi se Irani duhet të ketë parasysh “se si eliminuam përbindëshin e ISIS Al Bagdat” dhe të mos detyrojë SHBA të përdorë ushtrinë e saj.


“Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terrorist. Ne shkatërruam 100% të ISIS, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet. Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA janë gati të punojnë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë” tha Trump.

Trump tha gjithashtu se i ka kërkuar NATO-s të jetë e angazhuar në këtë situatë të rrezikshme, ndërsa tha se do të shtojë sanksione të reja kundër Iranit dhe se nuk do të lejojë që Teherani të pajiset me një arsenal bërthamor.

Në lidhje me vrasjen e Qassem Soileman, Trump tha se ai duhej eliminuar me kohë.

 “Ai ishte përgjegjës për shumë sulme të kryera ndaj trupave amerikane në Lindjen e Mesme, në Irak, Kirkuk dhe ambasadën amerikane në Bagdad. Ai duhej të ishte eliminuar kohë më parë”.

“Ne do ti përgjigjemi me forcë sulmeve të Iranit” –  tha Trump duke shtuar se “Ata hedhin parulla kundër SHBA dhe duan të stabilizojnë gjithë rajonin”.




Skip to toolbar