Solidariteti për ndihma, 3 numrat në dispozicion

AKTUALITET


Solidaritet maksimal për të qenë pranë kujtdo që është në momente të vështira, të pas tërmetit shkatërrues, që ka lënë deri mëngjesin e së enjtes 40 viktima të konfirmuara zyrtarisht.

Ministria e Mbrojtjes bën apel për këdo që dëshiron t’i bashkohet fushatës së dhurimit për të ndihmuar të prekurit.

Qytetarët, kompanitë, bizneset që duan të kontribuojnë për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ju lutem të kontaktojnë numrat e mëposhtëm

04 22 22 223

04 22 28 250

0688046664

“Këta numra janë në dispozicion 24 orë për këdo që kërkon informacion mbi pikën e grumbullimit të ndihmave në rezervat e shtetit dhe në komandën mbështetëse të Forcave të Armatosura me qendër në Vaqar, por edhe pika të tjera që po ngrihen në Tiranë, Durrës e qytete të tjera”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.



Skip to toolbar