Sondazh opinioni: Bien kuotat e policisë

Më të fundit


Nga Eduard Zaloshnja

Në kuadrin e projektit “Monitorimi i opinionit publik në qarkun Tiranë (krahsuar me qarqet e tjera) mbi rolin e policisë në jetën e përditshme të komunitetit”, të financuar nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA), AGENDA Institute zhvilloi sondazhin e rradhës, në serinë e sondazheve periodike të parashikuara në këtë projekt. Sondazhi u realizua teknikisht nga statisticieni Eduard Zaloshnja, PhD. Metodologjia dhe gjetjet e këtij sondazhi janë përgjegjësi e autorit.


Dy nga gjetjet më kryesore të sondazhit janë:

  • Në qershor 2020, krahasuar me janarin, ka patur një ulje të opinionit pozitiv të banorëve të qarkut Tiranë (16 vjeç e sipër), për punën e policisë së qarkut të tyre (ka zbritur në nivelin 58%). Ndërkohë, ka patur edhe një rritje të opinionit negativ (është ngjitur në nivelin 33%). Një prirje shumë e ngjashme vërehet edhe në rang republike.
  • Rreth 73% e qytetarëve shqiptarë ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagjen e tyre, pasi është errësuar. Nga një sondazh i IDRA-s, i kryer në maj 2018 me financim të SCPA-së, rezultonte se 75% e qytetarëve e ndienin këtë siguri. Pra, po rikthehemi pothuaj në ato nivele të numrit të qytetarëve që ndihen të sigurt në lagjet e tyre



Skip to toolbar