“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.
Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë.
Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.Lidhur me votën në shkallën kombëtare, nga të anketuarit, 51.7 përqind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë PS.
Ndërsa, 36.8 përqind janë përgjigjur se do të votojnë PD dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore.
Krahasuar me sondazhin e parë të zhvilluar në ABC News, PS ka një rritje me 0.2 përqind, ndërsa PD ka rënie me 0.5 përqind./abcnews.al